Polica italiane e Maceratas ka vënë në pranga shqiptarin A.V 33 vjeç me akuzën e trafikut të kokainës. Në banesën e 33 vjecarit shqiptar me profesionin picier i punësuar në një nga restorantet e zonës, u sekuestruan 1.7 kg kokainë e 60 mijë euro cash fshehur në krevatin e fëmijës së tij.
Në konferencën për shtyp, komandati i policisë Antonio Pignataro informoi se dyshimet për të vënë nën kontroll shqiptarin lindën pas regjistrimit të lëvizjeve të shumta e të dyshimta të personave në banesën e tij, si dhe cilësisë së lartë të jetës që ai bënte.
"Hetimet verifikuan se shqiptari A.V ishte i përfshirë në një trafik droge", u shpreh komandati i policisë së Maceratës Antonio Pignataro.
Shqiptari zotëronte makina të kushtueshme tip Audi A4.