Një shtetase shqiptare është arrestuar në Selanik, e akuzuar për posedimin e një sasie të madhe heronie.
Policia njofton se pas një aksioni të organizuar fillimisht u ndalua 35 vjeçarja dhe pastaj u krye kontrolli në banesën e saj.
Në shtëpinë e saj u gjetën dhe u sekuestruan 10 paketa që përmbanin një sasi heroine prej 5 kilogramë e 66 gramë, 9 pilula narkotike, një thikë me sustë, 7 celularë, një peshore precizioni elektronike, një shumë parash prej 8.365 euro si produkt i trafikut të heroinës dhe një sistem survejimi me tre kamera.
35 vjeçarja shqiptare do të dërgohet në prokurorinë e Selanikut.