Djali problematik edhe këtë herë përfundon në burg.
Arkimed Lushaj i njohur me emrin e artit, Stresi u arrestua dy ditë më parë nga policia e kryeqytetit sepse pas një kontrolli të bërë iu gjet një pistoletë pa leje. Për këtë, Gjykata e shkallës së parë në Tiranë e ka lënë reperin në arrest me burg. Gjatë senacës prokurori i çështjes kërkoi masën e arrestit me burg, ndërsa avokati i këngëtarit kërkoi një masë më të lehtë për klientin e tij.
Pasi dëgjoi palët gjykatësi Ridvan Hado, pranoi kërkesën e organit të akuzës duke dhënë masën e arrestit me burg.
Ai aktualisht ndodhet në paraburgim dhe për sa kohë do të qëndrojë në burg pa afat, palët në proçes do të paraqesin provat dhe pretendimet e tyre.
Në momentin kur policia i gjeti armën, Arkimedi ka kundërshtuar ashpër, madje edhe është konfrontuar fizikisht me forcat blu.
Gjatë përplasjes fizike ai ka tentuar që të arratiset gjë e cila ka sjellë edhe një incident të rëndë për një nga efektivët e policisë.
Madje edhe këtë video, reperi e ka postuar nga ambientet e paraburgimit dhe gjatë momentit të arrestimit ai i nuk e largoi për asnjë moment buzëqeshjen nga fytyra.