Policia ka arritur të arrestuar personin që ishte kthyer në tmerrin e karburanteve pasi i grabiste me armë. Në një njoftim për mediat Policia bën me dije se ka finalizuar me sukses operacionin e koduar "Fuel thieves “. Policis ka vënë në pranga 41-vjeçarin Aleks Prifti, i cili akuzohet se ka vjedhur xhiron ditore të 6 karburanteve. Këto grabitje ai i ka kryer gjatë katër ditëve të para të muajit gusht. Prifti rezulton të jetë person me precedentë penal gjithashtu edhe në Greqi, Itali dhe Belgjikë. Pamjet e siguruara nga policia tregojnë momentet se si 41-vjeçari Aleks Prifti grabit qetësisht pikat e karburantit.