INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Arrestohet Trajneri i Kombëtares Shqiptare të Futbollit të femrave, reagon menjëherë FSHF!

Arrestohet Trajneri i Kombëtares Shqiptare të Futbollit të femrave, reagon menjëherë FSHF!

Publikuar më: 19:14 22-09-2018

Trajneri i Kombëtares Shqiptare të Futbollit të femrave, Artur Grima është arrestuar në kuadër të operacionit të quajtur “OAZ”. Grima u arrestua në Shkodër dhe akuzohet për trukime të ndeshjeve si dhe për lidhje me bandën “Bajri” në Shkodër. Për arrestimin e trajnerit tani ka reaguar edhe Federata Shqiptare e Futbollit në një komunikatë në faqe e tyre zyrtare teksa shkruajnë:
“Federata Shqiptare e Futbollit është njohur me ngjarjen e fundit të komunikuar zyrtarisht nga ana e Policisë së Shtetit, për ndalimin e z.Armir Grima, aktualisht trajner i ekipit kombëtar të femrave të futbollit. FSHF në qëndrimin e saj është e prirur të besojë në pafajësinë e plotë dhe mospërfshirjen te trajnerit Armir Grima në rrjetet kriminale për të cilën është ndaluar nga ana e autoriteteve të rendit. FSHF mbetet shumë sensitive karshi kësaj ngjarjeje, por njëherësh është në pritje të zbardhjes së plotë të akuzës që rëndon mbi trajnerin Grima, duke pritur verdiktin e drejtësisë.
Një moment i tillë nuk mund të përbëjë objekt sulmi karshi Armirit, përsa kohë drejtësia nuk ka dhënë vendimin e saj, madje as nuk ka nisur ende të bëjë punën e saj.
FSHF do të ndjekë me shumë qetësi dhe seriozitet ecurinë e kësaj ngjarjeje, duke ftuar njëherësh të gjithë të presin mbylljen e procesit dhe të frenojnë emotivitetin e tyre momental karshi z.Grima që mbetet një familjar i shkëlqyer dhe një njeri me reputacion dhe personalitet të lartë në ambjentin e futbollit shqiptar, dhe jo vetëm.”

Article Logic
Execution time: 0.0040910243988037