Arrestohet pas 3 vitesh hetime, xhihadisti francez, Peter Cherif. Ai është i dyshuar se ka qenë një nga organizatorët e atentatit në gazetën satirike Charlie Hebdo në janar të 2015 në Paris. Peter Cherif është kapur në Xhibut dhe tani është në duart e policisë franceze.
Lajmin e bën të ditur e përjavshmja Marianne, e cila citon burime nga qeveria.
“I akuzuari, një 36 vjeçar, ishte mik i vëllezërve Kouachi, autor i masakrës në redaksi. I njohur si Abou Hamza, ai ishte në arrati që prej 20111, Cherif ishte një nga terroristët e shumtë më të kërkuar në botë,” shkruan Marianne.