INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Arrihet konsensensusi për Byronë e Hetimit! Donald Lu: Të funksionojë si ajo, që arrestoi Al Kaponen.

Arrihet konsensensusi për Byronë e Hetimit! Donald Lu: Të funksionojë si ajo, që arrestoi Al Kaponen.

Publikuar më: 15:15 23-03-2016

Më në fund politika shqiptare arrin të merret vesh për Byronë e Hetimit, ajo do të jetë në varësi të Prokurorisë.

Për gjetjen e dakordësisë për Byronë Kombëtare të Hetimit u angazhuan ambasadori i SHBA Donald Lu dhe ambasadorja e BE Romana Vlahutin. Për këtë arsye, Ambasadori i SHBA-së Donald Lu pas marrëveshjes ka deklaruar se Byroja Kombëtare e Hetimit në Shqipëri do të jetë një model i FBI-së, e drejtuar nga një prokuror i pavarur nga Prokurori i Përgjithshëm, të pavarur dhe nga Policia e Shtetit. Lu tha se ajo do të funksionojë me “të paprekshmit” e saj, policët e imunizuar prej korrupsionit dhe frikës, sepse SHBA do të investojnë miliona dollarë për pajisjet dhe për trajnimin e këtyre policëve në Akademinë e FBI-së në SHBA.

Reagimi i LU përmes një filmi amerikan:

Partneriteti për qeverisjen e hapur ka lidhje me bërjen e qeverisjes më përgjegjëse dhe më transparente përmes hedhjes dritë mbi korrupsionin, mashtrimin dhe paaftësinë. Kur ju në këtë sallë e dini se këto përpjekje të rëndësishme do të ishin boshe pa policë hetimorë të pavarur, që nuk kanë frikë të ndjekin çunat e këqinj.

Kur isha në universitet, Hollivudi nxori filmin e titulluar në gjuhën shqipe “Të paprekshmit”. Aktori i famshëm shqiptaro-amerikan Robert De Niro, luante rolin e gangsterit Al Kapone.

Historia zhvillohej mbi njesinë elitare hetimore të quajtur “Të paprekshmit”. Ata nuk qenë quajtur të tillë për shkak se ishin mbi ligjin, por se ishin të imunizuar prej korrupsionit dhe frikësimit. Në një kohë kur Çikago ishte e njohur për korrupsionin në nivele të larta dhe kontrollin e mafias, të ngulitur thellë, kjo njesi e pakorruptueshme, e pavarur, qe në gjendje të arrestonte Al Kaponen e famshme.

Kjo është ajo që ne shpresojmë të krijohet në Shqipëri.

Një drejtësi e pavarur për të luftuar korrupsionin dhe krimin e kryer nga zyrtarët e lartë. Ka një propozim që kjo do të jetë pjesë e Byrosë së Pavarur të Hetimit, bërë sipas modelit amerikan.

Pse të besojnë shqiptarët se ajo do të funksionojë? Për shkak se SHBA-ja do të investojë që ajo të jetë e tillë. Ne kemi vënë menjanë miliona USD për të paguar pajisjet dhe trajnimet e këtyre policëve. Trajnimi i tyre do të zhvillohet në Akademinë e FBI-së në SHBA-së.

Një oficer i FBI-së do të jetë në Tiranë dhe të gjithë policët do të kalojnë përmes makinës së të vërtetës dhe llogaritë e tyre bankare do të kontrollohen për t’u siguruar që ata nuk marrin ryshfet.

Komisioni i Venecias mirëpret funksionin e Byrosë Kombëtare të Hetimit, që do të vendoset nën një Prokuror të pavarur, as nga Prokurori i Përgjithshëm, as nga Policia e Shtetit.

Drejtuesi do të jetë ky prokur që do të japë llogari para popullit shqiptar; udhëheqësit politikë po përpiqen ta përdorin debatin për arsye politike. Të gjithë ata të bien dakord se ndikimet pengojnë bërjen e drejtësisë në Shqipëri.

Ju kërkoj atyre që BKH është një institucion jetik dhe të bien dakord për modelin antikorrupsion të një institucioni të mbështetur nga FBI-ja amerikane, i pavarur dhe llogaridhënës para popullit shqiptar.

U kërkoj atyre që ky institucion duhet të krijohet në një kohë me reformën në drejtësi.

Me lejoni ta përfundoj fjalën me një citat nga filmi “Të paprekshmit”.

Ne do të sigurohemi që Shqipëria të miratojë ligjin e duhur për një njesi të pavarur dhe të pandikuar.”

Article Logic
Execution time: 0.0041649341583252