INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Arrihet konsensusi politik. Votohen aktet nënligjore të Dekriminalizimit! Pas votimi opozita bojkton sërisht...

Arrihet konsensusi politik. Votohen aktet nënligjore të Dekriminalizimit! Pas votimi opozita bojkton sërisht...

Publikuar më: 14:59 04-03-2016

Dakortësia mes palëve politike për aktet nënligjore të Dekriminalizimit u arrit rreth orës 14.30 dhe kjo bëri që seanca parlamentare, që ishte lajmëruar në orën 10 të nisë me shumë vonesë. 

I pari që morri fjalë ishte negociatori i PD-së, Oerd Bylykbashi, i cili përfitoi të bëjë deklaratë politike. Ai tha se për fat të keq, ishte vullneti i keq politik për të ardhur në këtë fazë dhe se kriminelët u morën për dore dhe u futën në këtë sallë. Bylybashi theksoi se nëse ndokush ka dyshime për këtë, le t’i referohet asaj, që thanë partnerët e huaj.

Pjesë nga fjala e Bylybashit:

"Sot paraqitet projektvendimi për zbatimin e ligjit për dekriminalizimin. Akt që përmbyll betejën më shumë se 2 vjeçare për Dekriminalizimin e politikës e administratës. S’na mjaftoi germa e fryma e Kushtetutës, pasi mungoi vullneti politik. Krimienelët u morën për dore dhe u futën në politikë e administratë. Për ta bërë këtë duhet kurajo, vullnet e burrëri.Ndodhi kriminalizimi i kësaj salle, parlamentit.Po mbyllet faza ligjore. Ky është një nga vendimet më të rëndësishme. Na u desh një vit për konensusin e dhjetorit. U deshën 3 muaj që ky konsensus të kthehet në këtë akt që do e miratojmë sot dhe të hyjë në fuqi, që kriminelët të largohen nga parlamenti e institucionet. Pakti kur bëhet respektohet e nuk tërhiqet zvarrë. Kjo që ka ndodhur tregoi të kundërtën. Pati presion nga ndërkombëtarët për ta miratuar. Këshilli për rregulloren e mandatet e miratoi dhe është projektvendim i detajuar që nuk lë shteg që kriminelët ti shpëtojnë kandidimeve apo emërimeve.U ra dakort për formularin e vetdeklarimit. Sot fillon beteja e madhe e shqiptarëve që këta kriminelë të largohen, nuk do tolerojmë që ky ligj të kthehet në një gërmë të vdekur. Parlamenti ta miratojë dhe cojë deri në fund këtë ligj."

Ndërkohë edhe kreu i grupit të PS bëri thirrje, që të gjithë deputetët të votojnë aktet nëligjore, iu drejtua Berishës duke i thënë se shyqyr që lëshove tym.
Ai tha se nuk do të dëshironte që edhe ky moment të kthehej në kredibilitete të pamerituara partiake. Sipas Ruçit të majtët janë treguar seriozë dhe bën një pakt para shumë kohësh.

"Pakt që u arrit më një dakordësi politike për ndërhyrje deri në Kushtetutë e vendit, që u konkretizua me ndryshmet ligjore për një ligj për integritetin moral të politikanëve. Ta votojmë sipas asaj marrëveshje që është arritur”, tha Gramoz Ruçi.

Pjesë nga fjala e Ruçit:

"Mesa duket doli tymi zoti Berisha, shyqyr që e lëshove më së fundi, se e mbajte ngrehur dy ditë. Ne jemi treguar serioz, u bë një marrëveshje politike para shumë kohës. që u arrit me dakordësi politike për ndërhyrje deri në kushtetutën e vendit, që u konkretizua me ndryshime ligjore në një ligj organik, në integritetin e të zgjedhurve dhe emëruarve në administratën publike. Unë nuk e di se çfarë keni tjerrë në këtë projektvendim. Unë jam këtu për të shprehur vullnetin e mazhorancës, por uroj që në këtë tjerrje të madhe, që keni bërë të mos na e hedhë gjykata kushtetuese."

Pas këtij momenti nisi dhe votimi i akteve nënligjore të Ligjit të Dekriminalizimit që hyn në fuqi më 6 mars. Ai u votua nga të gjithë deputetët e pranishëm në sallë me 114 vota.

Pas votimi opozita bojkotoi sallën me argumentin se nuk mund të qëndrojnë në seancë pa dalë nga ajo kriminelët. E pas këtij akti morri fjalën, Pandeli Majko, i cili me nota të ashpra foli për opozitën duke thënë se ajo që do e djathta është të mos votohet reforma në drejtësi.

Fjala e Majkos:

"Nuk besoj se ka sot njeri që arrin të kuptojë se çfarë kërkon opozita, ka 48 orë që jemi bllokuar në parlament, për të kuptuar, çfarë kërkoi opozita dhe pasi u votua në 100 % të votave çfarë kërkoi opozita, ata u larguan. Alternativa e opozitës është se me mbushjen e formularëve deputetët mund të shpallen të ndershëm ose jo. Ne mendojmë se reforma e drejtësisë është mungesa më e madhe. Në këtë situate, ku të pa prekshmit janë të pa prekshëm po kërkojmë të bëjmë një reformë në drejtësi që do t'i hapë rrugën Shqipërisë në BE. E gjithë kjo që po bën opozita është që Reforma e drejtësisë të mos votohet në këtë kuvend. Në këtë vend reforma në drejtësi do të votohet se nuk është një histori matematikë, por ka të bëjë me drejtësinë në Shqipëri. Lëngëta në shoqërinë shqiptare është dhënia e drejtësisë. Asnjë vështirësi nuk pati për të bërë ato lloj formularësh, të cilët prezumojnë se 140 deputetët janë të pandershëm nëse nuk plotësojnë atë formular. Ne jemi mësuar që me lloj-lloj formularësh shpallim spiunët të përndjekur, mashtruesit të ndershëm, kështu që përralla të mos na tregojnë.”

 

 

Article Logic
Execution time: 0.0027668476104736