Marco Verratti është objektivi kryesor i merkatos së Barcelonës.
Agjenti i lojtarit, Donato Di Campli është takuar me drejtuesit e Barcelonës në ndeshjen e Chamions League kundër Juventusit dhe sipas mediave spanjolle, dëshira e lojtarit është e qartë, ai synon të nisë një eksperiencë të re në “Camp Nou”.
Pas arritjes së marrëveshjes me lojtarin, tashmë gjithçka mbetet në dorën e dy presidëntëve të cilët duhet të arrijnë një kompromis.
Aktualisht, situata ekonomike e Barcelonës nuk është një nga më të mirat pasi përveç pagave faraonike, klubi duhet të derdhë edhe 20 milionë Euro shtesë për këstin e dytë të kartonit të Andre Gomes.
Në këtë mënyrë, Bartomeu shpreson që Verratti për të përqafuar skuadrën katalanase ta vendosë nën presion klubin parizien për të ulur disi kërkesat e francezëve.