Kuvendi i Maqedonisë me 81 vota “për”, ka miratuar ndryshimin e kushtetutës për zbatimin e marrëveshjes me Greqinë për zgjidhjen e kontestit 27 vjeçar të emrit. Ndryshimet kushtetuese janë miratuar pas negociatave të gjata më opozitën shqiptare lidhur me disa amendamente të saj për pozitën e shqiptarëve në kushtetutën.
Kryeministri Zoran Zaev dhe kryetari i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami, pas katër ditë negociatash janë marrë vesh që kërkesat e opozitës shqiptare të realizohen përmes ligjit kushtetues dhe jo përmes amendamenteve plotësuese.
Sipas marrëveshjes, çështja e shtetësisë në dokumentet personale për maqedonasit do të jetë sipas formulimit /maqedonase/ qytetar i Maqedonisë së Veriut/ ndërsa për shqiptarët /e Maqedonisë/.