INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Arrihet marrëveshja, Kombëtarja e ka tashmë një trajner... [EMRI]

Arrihet marrëveshja, Kombëtarja e ka tashmë një trajner... [EMRI]

Publikuar më: 10:17 15-04-2019

Eduardo Reja me shumë gjasa do të jetë trajneri i ri i Kombëtares Kuq e Zi.

Bëhet me dije se se trajneri 73-vjeçar ka arritur një marrëveshje me presidentin Armando Duka dhe zyrtarizimi i tij pritet të bëhet në ditët në vijim, të paktën kështu shkruan Top Channel.

Në fakt edhe pak ditë më parë vetë kreu i FSHF-së Duka u shpreh se gjatë kësaj jave ne do të njiheshim me teknikun i cili do të merrte në dorë skuadrën kombëtare si dhe me stafin teknik që do të jetë gati për ndeshjen e radhës.

Italiani do të zëvendësojë trajnerin Christian Panuccin dhe do të drejtojë kuqezinjtë deri në fund të kualifikueseve Euro 2020.

Eduardo Reja, ishte kandidatura më favorite krahasuar me emrat e tjerë të përfolur për të marrë drejtimin kombëtares.

Takimi i parë mes presidentit Duka dhe italianit ishte në Shkodër, ku Reja u pa në shkallët e "Loro Boriçit" gjatë ndeshjes së Shqipërisë dhe Turqisë.

Article Logic
Execution time: 0.0036001205444336