Milani po mendon të rikthehet fuqishëm jo vetëm në Itali por edhe në Europë. Drejtues të kuqezinjve raportohet se kanë arritur marrëveshjen me mesfushorin e Bajernit të Mynihut, Renato Sanches.
“L’Equipe” shkruan se Sanches së shpejti do të udhëtojë drejt Italisë për tu transferuar në “San Siro”.
I vetmi ngërç ishte vlera e kartonit të lojtarit e cila tashmë është zgjidhur pasi Milani pritet të derdhë në arkat e Bajernit të Mynihut plot 40 milionë euro për të marrë kartonin e talentit portugez.
Kujtojmë që Sanches sezonin e kaluar nuk gjeti hapësira të nevojshme në formacionin titullar të Ancelottit.