IN SPORT
Arrihet marrëveshja, Morata tek Manchester United

Arrihet marrëveshja, Morata tek Manchester United

Publikuar më: 14:59 03-07-2017

Pas takimit me drejtues të Real Madridit, agjenti i Alvaro Moratës raportohet se ka arritur marrëveshjen që klienti i tij të largohet nga “Santiago Bernabeu”.

Sulmuesi spanjoll ka rënë dakord për kushtet personale me Djajtë e Kuq, ndërsa i vetmi ngërç është kartoni i lojtarit, shkruan tabloidi britanik “The SUN”, raporton SYRI.net.

“Djajtë e Kuq” ofrojnë 70 milionë Sterlina për Moratën që tashmë dëshiron të bëhet pjesë e skuadrës së drejtuar nga Jose Mourinho.

‘Djajtë e Kuq’ janë të interesuar të përmbyllin sa më shpejtë këtë marrëveshje, para se skuadra të udhëtojë të dielën për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

 

radio TV

 

Të fundit

Kryesore

LIKE Shqip Top 10

poll
Article Logic
Execution time: 0.0026421546936035