Pas shumë e shumë negociatash, propagandash e deklaratash, më në fund arrihet marrëveshja në Kosovë. Partia Demokratike e Kosovës, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma për Kosovën kanë bërë pjesë të koalicionit të tyre edhe Aleancën Kosova e Re.
Partia e Behgjet Pacollit ka nënshkruar marrëveshje me koalicionin PAN, duke i hapur kështu rrugë formimit të institucioneve të reja të vendit.
Marrëveshja është nënshkruar nga Kadri Veseli (PDK), Ramush Haradinaj (AAK), Fatmir Limaj (Nisma) dhe Behgjet Pacolli (AKR).
Kreu i AKR, Behgjet Pacolli, ka folur pas nënshkrimit të marrëveshjes, duke thënë se do të ketë hapësirë për të punuar.
“Neve na presin shumë punë. Jam i bindur se do t’i tejkalojmë”, ka thënë Pacolli i cili pritet të jetë President i Kosovës.
Ndërkohë që Haradinaj tha: Kosova u bë!