INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Arrin mbi 800 numri i rasteve të reja me Covid, 14 viktima në 24 orët e fundit

Arrin mbi 800 numri i rasteve të reja me Covid, 14 viktima në 24 orët e fundit

Publikuar më: 17:30 20-11-2020

Ministria e Shëndetësisë bën të ditur se në 24 orët e fundit nga 2.677 testime të kryera, kanë rezultuar pozitiv me Covid-19, 836 qytetarë.

Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki: 560 raste në Tiranë, 31 raste në Fier dhe Elbasan, 30 raste në Vlorë, 28 raste në Durrës, 24 raste në Kurbin, 21 raste në Shkodër, 16 raste në Kurjë, 15 raste në Pogradec, 14 raste në Mirditë, 10 raste në Kuçovë, 9 raste në Gramsh, 8 raste në Malsi e Madhe, 7 raste në Pukë, 5 raste në Lushnje dhe Kolonjën, 4 raste në Korçë, Sarandë, 3 Devoll dhe Gjirkastër, 2 raste në Mallakastër, Mat dhe Dibër, 1 rast në Tepelenë, 1 rast në Peqin.

Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit, kanë humbur jetën 14 persona të infektuar me koronavirus. Viktimat janë një 45-vjeçar, një 80-vjeçar, një 82-vjeçar nga Tirana, një 49-vjeçar nga Lezha, një 58-vjeçare nga Saranda, një 61-vjeçare dhe një 70-vjeçar nga Shkodra, një 61-vjeçar nga Kukësi, një 65-vjeçar nga Mati, një 65-vjeçar nga Dibra, një 66-vjeçar dhe një 72-vjeçare nga Pogradeci, 71-vjeçar nga Fieri, 86-vjeçar nga Lushnja.

Aktualisht në 3 spitalet COVID, po trajtohen 436 pacientë, 10 në terapi intensive, 5 pacientë janë të intubuar.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 490 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 15,055 që nga fillimi i epidemisë.

Article Logic
Execution time: 0.0036659240722656