INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Arriti vonë në aeroport, pasagjeri telefonon policinë: Ka një bombë në bordin e avionit

Arriti vonë në aeroport, pasagjeri telefonon policinë: Ka një bombë në bordin e avionit

Publikuar më: 13:18 16-08-2018

Një burrë francez, i cili arriti shumë vonë në aeroport për të kapur fluturimin e tij nga Londra në Los Anxhelos, u përpoq ta vononte atë duke telefonuar policinë, e duke i thënë se kishte një bombë në bord. Bibliotekari Jacob Meir Abdellak, i cili jeton në lindje të Londrës, e bëri thirrjen tetë minuta përpara fluturimit të tij nga Aeroporti i Gatwick në orën 5.47 për shkak se ai ishte shumë vonë dhe stafi i linjës ajrore kishte refuzuar ta lejonte atë në bord. Gjykata E dëgjoi. Shakaja e tij do të thoshte që pasagjerët duhej të rikontrolloheshin dhe ngritja ishte vonuar për 90 minuta. Një hetim nga Gatwick zbuloi se thirrja mashtruese ishte bërë duke përdorur të njëjtin numër të lidhur me rezervimin e tij. Kur Abdellak u kthye në aeroport për të marrë një fluturim tjetër për në Shtetet e Bashkuara më 22 maj, u arrestua. Ai fillimisht pretendoi se kishte humbur kartën SIM të telefonit të tij, por të martën u deklarua fajtor në Lewes Crown Court për të komunikuar informacion të rremë në lidhje me një substancë të dëmshme që ka gjasa të krijojë rrezik serioz për shëndetin e njeriut. Ai u dënua me 10 muaj burg. "Ky ishte një veprim qesharak i bërë nga Abdellak, i cili shpiku një akuzë jashtëzakonisht serioze thjesht për përfitimin e tij", tha të enjten shefi inspektori i policisë së Gatwick Marc Cleothier. "Ai ishte vonuar dhe po vraponte për të kapur fluturimin e tij dhe mendoi se do të ishte një ide e mirë të telefononte duke vënë  një alarm përbombë , por rezultoi se ky ishte veprimi më i keq që mund të kishte bërë".

Article Logic
Execution time: 0.0042259693145752