Dua Lipa është një nga artistet me origjinë shqiptare, e cila ia ka arritur të korrë shumë sukses.
Këngëtarja fitoi dy çmime Grammy, në ceremoninë e këtij viti, ndërkohë që është një artistet femra më të dëgjuara në aplikacionin “Spotify” dhe sigurisht nuk kanë munguar as çmimet në “Brit AWards”.
Të gjitha këto i japin karierrës së saj një vlerësim tepër të madh, por në kohët e sotshme digjitale i rëndësishëm është edhe numri i njerëzve që të ndjekin në rrjete sociale.
Dua ka arritur 30 milionë të tillë në “Instagram”, në një kohë relativisht të shkurtër.
Ajo ka falënderuar të gjithë nëpërmjet një mesazhi të ëmbël: ““30 milion. Faleminderit. E lumtur që jam gjallë, që bëj muzikën që dua, me personat që dua, për njerëzit që dua…ju!””
I urojmë vetëm suksese Duas.