Autoriteti Rrugor Shqiptar ka dhënë informacione, së fundmi, lidhur me gjendjen e akseve kryesore në vend nisur nga situata e keqe e motit në vend.
ARRSH në njoftimin për mediat bën të ditur se:
Në Qarkun Gjirokastër qarkullimi kryhet normalisht në të gjitha akset.
Në Qarkun Vlorë qarkullimi kryhet normalisht në të gjitha akset.
Në Qarkun Korçë, gjatë orëve të natës ka pasur reshje bore. Kontraktorët kanë vazhduar punën për pastrimin dhe zgjerimin e akseve dhe shpërndarjen e kripës.
Akset ku qarkullohet me zinxhirë janë:
Rruga K/Boboshticë- Dardhë,
Rruga Qafë Qarri-Ersekë
-Në Rajonin Qendror Tiranë, të gjitha akset qarkullohen pa probleme.
-Në Rajonin Verior Shkodër:
Gjatë natës ka pasur reshje bore shoqëruar me erë të fortë.
Qarkullohet me zinxhir, ose pjesërisht me zinxhirë në rrugët:
Zalldardhë-Reç-Draj Reç
Kryqëzim Domaj-Draj Reç
Ura e Cerenecit-Steblevë, 20 km e fundit të aksit.
Kuben-Vasie
Trebisht-Doganë
Qafë Bualli-Krastë. /INTv.al