Autoriteti Rrugor Shqiptar njofton se duke nisur nga sot do të nisë punë për realizimin e punimeve emergjente në kryqëzimet e Domjes dhe Laknasit.
Për pasojë do të devijohet trafiku përgjatë kryerjes së punimeve.
Njoftimi i plotë:
Duke filluar nga sot, datë 23.3.2019, ora 9:00-17:00 në aksin "Mbikalimi Kasharit - Rinas" në kryqëzimet e Domjes dhe Laknasit do të fillojë puna për realizimin e disa punimeve emergjente për përmirësimin dhe rritjen e sigurisë rrugore në këto pika të rrezikshme.
Trafiku do të devijohet me një kalim në këto 2 kryqezime përgjatë kryerjes së punimeve.
Lëvizja e mjeteve do të udhëhiqet nga punonjësit e Policisë Rrugore dhe nga punonjësit e kompanisë që do të realizojë punimet.
Kërkojmë mirëkuptimin e përdoruesve të rrugës dhe bizneseve për oraret në të cilat do të devijohet trafiku.