INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
ARRSH publikon koston e ndërtimit të Unazës së Madhe. Gjatësia prej 7.02 km do të kushtojë... [FOTO]

ARRSH publikon koston e ndërtimit të Unazës së Madhe. Gjatësia prej 7.02 km do të kushtojë... [FOTO]

Publikuar më: 11:21 23-11-2018

Autoriteti Rrugor Shqiptar ka bërë publike tabelën zyrtare me të gjithë kostos së projektit për ndërtimin e segmentit të Unazës së Madhe që përfshin pjesën nga Sheshi Shqiponja deri tek Pallati me Shigjeta.

Sipas ARRSH në total janë 7.02 kilometra rrugë dhe që kanë si kosto totale 8.3 milion euro.
Njoftimi i ARSH:
Autoriteti Rrugor Shqiptar ka bërë publike tabelën zyrtare me të gjithë zërat e kostos së projektit “Mbikalimi Shqiponja-Pallati me Shigjeta” në kuadër të Unazës së Madhe të Tiranës.
Pretendimi se vepra ka vetëm 2.3 kilometra rrugë është e pavërtetë pasi projekti përfshin: 2.3 kilometra rrugë kategoria A Urbane; 4.68 kilometra rrugët e shërbimit “Kategoria F”; 5 km trotuare; 5 km korsi biçikletash; nënkalime këmbësorësh; ndriçim rrugëve kategoria Urbane A; ndriçim i rrugëve kategoria F; punimet e drenazhit dhe kullimit. Përveç kësaj, investimi përfshin mbikalim dhe nënkalim tek Sheshi Shqiponja; dy mbikalime të tjera dhe dy nënkalime përkatësisht tek Lana dhe Astiri.
Siç mund ta shikoni në tabelë, kostot zë për zë të këtij investimi e qartësojnë se vetëm veprat e artit infrastrukturore mbikalime/nënkalime në rrugët e Kategorisë A dhe ato të kategorisë F në këtë projekt kanë 75% të totalit të kostos.
Sipas po kësaj tabele rezulton se 2.34 kilometra rrugë kategoria A Urbane që është me standardet e një autostradë urbane, e para në Shqipëri, kanë si kosto në total 5.3 milion euro. Thënë ndryshe, kosto për kilometër e kësaj lloj rruge është 2.2 milion euro.
4.68 kilometra rrugë Kategoria F kanë si kosto 3 milion euro ose thënë ndryshe 646 mijë euro për kilometër. E gjithë pjesa e zërit të rrugëve në këtë vepër, përfshirë elementët plotësues është sa 25% e totalit të kostos së projektit.
Në një kohë kur opozita pretendon në mënyrë të qëllimshme e spekulative se një kilometër rrugë shkon nga 18-20 milion euro, e vërteta është krejt tjetër sepse 7.02 kilometra kanë si kosto totale 8.3 milion euro.
Pjesa tjetër e kostos shkon për nyjen e madhe të Sheshit Shqiponja dhe katër nënkalime dhe mbikalime të tjera që do të ndërtohen në këtë segment”.

tabela_e_unazes.jpg

 

Article Logic
Execution time: 0.0032739639282227