Arsene Wenger mund të largohet nga Arsenali nëse pakënaqësia e fansave ndaj tij vazhdon të rritet, përkundër se ai e ka mbështetjen e plotë të bordit të “Gunners”-ave, shkruan Daily Mail.
Francezi është vënë nën presion nga fansat pas humbjes nga Swansea, Manchester United, Barcelona dhe Watford.
Madje tifozët kanë vendosur edhe një baner gjatë ndeshjes që Arsenal e zhvilloi me Hull City-in në FA Cup, në të cilin kërkohej nga Wenger-i që të largohet.
Arsene Wenger ka edhe një vit kontratë pas këtij sezoni, por a do të jetë ky viti që do ta ndajë atë nga klubi që i shërbeu për 20 vjet.