Një person është vënë në prangat e policisë, pasi gjatë një kontrolli në banesën e tij dhe makinën i është gjetur një arsenal armësh.
Policia e Maliqit ka zbuluar dhe sekuestruar armë zjarri dhe municione luftarake duke arrestuar Eugen Gengon, 39 vjeç, banues në fshatin Plasë.
Në njoftimin e uniformave blu bëhet me dije se arrestimi i 39 vjeçarit u bë pasi gjatë kontrollit iu gjetën disa armë zjarri. Policia mësohet se ka ushtruar kontroll në banesën, automjetin si dhe në ambientet e lokalit të këtij shtetasi, ku i'u gjetën e më pas i'u bllokuan në cilësinë e provës materiale një armë zjarri automatike, një armë zjarri tip revolver me 6 fishekë, 321 fishekë, 8 krëhëra automatiku bosh dhe 1 granatë dore difensive dhe ndezësi i saj. Këto municione 39 vjeçari mësohet se i zotëronte pa leje.
39 vjeçari akuzohet për “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”, ndërkohë që është prokuroria e Korçës ajo që do të vijojë zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjeje.