INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Arsenali fiton superkupën e Anglisë ndaj Chelsea, një shqiptar më i miri i ndeshjes

Arsenali fiton superkupën e Anglisë ndaj Chelsea, një shqiptar më i miri i ndeshjes

Publikuar më: 16:53 06-08-2017

Sezoni i ri ka nisur në mënyrën më të mirë të mundshme për Arsenal. Ekipi i drejtuar nga Arsene Ëenger ka fituar Superkupën e Anglisë, ku në finale mposhtën falë penalltive skuadrën e Chelsea, pasi koha e rregullt përfundoi në shifra të barabarta 1-1.  Në pjesën e parë të dyja skuadrat u treguan të kujdesshme duke i mbyllur 45 minutat e para me rrejeta të paprekura. Sfida u zhbllokua vetën në fillim të pjesës së dytë ku Victor Moses në të 46′ çoi përpara “Blutë e Londrës”.

Dalja me karton të kuq i Pedro Rodriguez në minutën e 80 i kushtoi shumë rëndë skuadrës së drejtuar nga Antonio Conte, pasi vetëm dy minuta më pas, pra në 82′ Arsenali gjeti golin e barazimit me Sead Kolasinac. Koha e rregullt përfundoi në shifrat e barabarta 1-1 dhe skuadrat për të vendosur fituesin iu drejtuan pikës së bardhë të penalltisë ku ekipi i drejtuar nga Arsene Ëenger u tregua më i skatë duke realizuar 4 herë, ndërsa lojtarët e Chelsea përvec Gary Cahill gabuan me rradhë si portieri Thibaut Courtois ashtu edhe blerja e re Alvaro Morata duke ia dorëzuar trofeun Arsenalit.

Ndërkohë, Granit Xhaka ka marrë vlerësimin më të lartë për paraqitjen e tij në këtë ndeshje, ku u vlerësua nga nga Ëhoscored me notën 8.2, më e larta ndër të gjithë ata që luajtën këtë finale.

Article Logic
Execution time: 0.00406813621521