INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Arsimi emergjencë kombëtare? Ekspertët, gjysma e maturantëve s’do të shkojnë në universitete[VIDEO]

Publikuar më: 13:18 16-07-2018

Cilësia e maturantëve bazuar në rezultatet e provimeve nga viti në vit po shkon drejt rënies. Së fundmi për IN News, eksperti Ndriçim Mehemti zbulon se jo pak, por rreth 6.9% e maturantëve nuk kanë kaluar dhe një pjesë shumë e madhe afro 46% kanë marrë nota aq të ulta sa vështirë të vijojnë universitetet. Madje ai flet që me këto rezultate edhe kopjet që janë shpërndarë kanë qënë me gabime. 

“46% e maturantëve janë nën nivelin e kritereve për në universitetet, nën mesataren 6. Edhe pse u kopjua masivisht, prapë rezultatet ishin të dobta. Do të thotë se dhe ata që kanë dhënë kopjet kanë gabuar,” tha për IN News Mehmeti.
Mehmeti thellon problemin kur thotë se me këto rezultate universitete rrezikojnë të mbeten bosh.
“Do shikoni që do sfumohen fakultetet. Fakultete si psikologjia, që duan mesatare 7 do jenë në gjendje katastrofike,” tha eksperti.
Mehmeti mbyll komentet e tij me një apel duke kërkuar, që të mblidhen krertë më të lartë të shtetit dhe të shpallin emergjencën kombëtare në arsim, pasi sipas tij nga universitete po dalin gjithnjë e më shumë breza më pak cilësorë, se dihet që pjesa më e madhe e maturantëve më të mirë shkojnë për studime jashtë vendit.

Article Logic
Execution time: 0.0030808448791504