INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Arsimi i lartë publik - privat, s’ka barazi. Arsyet i bën publike profesor Marka [VIDEO]

Publikuar më: 12:10 11-07-2017

Një vit më parë në listën me 10 preferenca të pranimeve në universitete për herë të parë qeveria përfshiu dhe universitetet private. Po kjo solli dhe shumë polemika prej të cilave qeveria Rama u akuzua se favorizon privatët. Lidhur me këtë çështje profesor Jani Marka arsyeton se privatët s’patën kriter dhe kjo bëri që shumë maturantë, që s’fituan degën e preferuar një vit më parë në universitetet shtetërore të braktisnin arsimin e lartë publik.
Profesori, që është dhe pjesë e Lëvizjes për Universitetin e argumenton përmes një shembulli konkret faktin se shumë maturantë zgjodhën privatët jo prej dëshirës.
Sipas profesorit skemat të tilla do të rëndojnë më shumë tek studentët me nota mestare 9 apo 8. Vetëm ekseletët dhe ata me nota të dobta mund të favorizohen.

Për më shumë ndiqni lajmin e IN News...

Article Logic
Execution time: 0.0033750534057617