Prindërit shqiptarë shpenzojnë shumë për arsimin e fëmijëve në raport me totalin e konsumit, madje shumë më shumë se shtetet e tjera të Europës. INSTAT, në raportin e fundit për matjen e nivelit të jetesës analizon se shpenzimet për arsim arritën në një nivel rekord, prej 4.4% të totalit të konsumit, nga 1.7% që ishte një dekadë më parë. Mesatarja e shpenzimeve për arsim e Bashkimit Europian është 2.1%. E veç Shqipërisë të gjitha vendet e rajonit shpenzojnë shumë më pak dhe se mestarja europiane. Përkatësisht, Serbia, Maqedonia, Bosnjë Hercegovina e kanë këtë raport midis 0.6-0.7%, ndërsa në Kroaci arrin në 1.1%.
Sipas të dhënave të INSTAT, numri i nxënësve dhe studentëve të regjistruar në arsim në Shqipëri është 596 mijë, nga të cilët 146 mijë ndjekin arsimin e lartë dhe 17% e tyre ndjekin universtitete private. Vitet e fundit tarifat për uniniversite janë 2 deri 10 fishuar ndaj dhe kjo është një faktor që bën që familjeve shqiptare tu zbrazen xhepat. Po dhe rrogat e tyre janë të ulta në raport me shpenzimet.
Tarifat vjetore për ciklin e parë 3 vjeçar janë nga 25 mijë deri në 40 mijë lekë. Po për nivelin e studimeve master, ato janë disa herë më të shtrenjat nga 72 mijë në 300 mijë lekë. Ndërsa tek ato private, viti shkollor kushton nga 1500 euro në 3500 euro.