INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Arsimi në mbarë botën në krizë! Banka Botërore merr masa...

Arsimi në mbarë botën në krizë! Banka Botërore merr masa...

Publikuar më: 10:51 07-03-2019

Bota po përballet me krizën e të mësuarit. Një studim i Bankës Botërore tregon se produktiviteti i 56% të fëmijëve të botës është i ulët. Për shkak se sektori arsimor dhe shëndetësor nuk është në nivele të kënaqëshme.
Shumica e shteteve nuk kanë informacion se kush po mëson dhe kush jo. Si rezultat, ndryshimi për të përmirësuar situatën është i vështirë. Ndaj dhe Banka Botërore sugjeron mësuesit duhet t’i përgatisin nxënësi së paku për të ditur shkrim dhe lexim.
Nxënësit duhet të jenë në gjendje të interpretojnë informacione, të formojnë mendime, të jenë krijues, të komunikojnë mirë, të bashkëpunojnë dhe të jenë elastike. Sipas Bankës Botërore të kesh një infrastrukturë të mirë shkollore apo dhe mundësi për të shpenzuar për arsimin nuk mjafton të nxitësh dijen tek fëmijët, pasi përvojat ka treguar se kjo arrihet duke pasur një mësues të mirë. Për këtë arsye sugjeron që fokusi në të gjithë globin për zhvillimin e arsimit duhet të jetë tek mësuesit.
Për të mbështetur vendet në reformimin e profesionit të mësimdhënies, Banka Botërore ka nisur të lançojë programin: “Mësues të suksesshëm, nxënës të suksesshëm”. Ekspertë sqarojnë se platforma globale për mësuesit adreson sfidat kryesore për t’i bërë të gjithë arsimtarët të efektshëm, duke e bërë mësimin një profesion të respektueshëm dhe atraktiv me politika efektive.

Article Logic
Execution time: 0.0020020008087158