INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Arsimi nuk po orientohet drejt nevojave të tregut të punës! Shembulli më i keq bujqësia[VIDEO]

Publikuar më: 11:20 07-01-2019

Mes arsimit të lartë dhe nevojave, që ka tregu i punës ka një hendek që nga viti në vit po thellohet. Mjafton që të shohim shërbimet dhe bujqësinë. Sektorët e shërbimeve dhe bujqësisë kapin 66.5% të Prodhimit të Brendshëm Bruto në vitin 2017, ndërsa kontribuan me 80.6 % të punësimit përkatësisht 42.4% shërbimet dhe 38.2% bujqësia. Po të diplomuarit për këto degë kapin vetëm 4.2% të totalit të diplomuarve në vitin 2017.
Gjithnjë e ma pak të rinjtë duan të studiojnë për veteriner, ekspert peshkimi apo agronom, teksa sektori i shërbimeve dhe hotelerisë thuajse mbetet tërësisht i papërfaqësuar në arsimin e lartë publik, pasi në këto degë shkojnë shumë pak studentë. Rënia është e dukshme vitet e fundit. Në vitin 2013, 6.7% e diplomave në arsimin e lartë ishin për bujqësinë dhe shërbimet, ndërsa 4 vite më vonë numri ra me 2.5%. Gjatë vitit 2017, 29.6% e diplomave në arsimin e lartë u dhanë për ata që mbaruan degë të ekonomikut dhe juridikut dhe në sektorin e shëndetësie u ndanë 13.6% e totalit të diplomave.
Shkolla e lartë e infermierisë ka rritur numrin e të diplomuarve, për shkak të mundësive më të larta për punësim jashtë vendit. Edhe pas 19 vitesh tranzicion sistemi arsimor nuk po ecën në një linjë me prioritet kombëtare. Gjithnjë e më shumë sistemi arsimor po riorientohet në nevojat që ofron tregu i jashtëm i punës se sa vetë vendi ynë.

Article Logic
Execution time: 0.0038049221038818