INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Arsimi parashkollor, në Shqipëri mbi 80% e fëmijëve e ndjekin [VIDEO]

Arsimi parashkollor, në Shqipëri mbi 80% e fëmijëve e ndjekin [VIDEO]

Publikuar më: 16:51 08-09-2017

Pamundësi për të mbajtur fëmijën apo dëshira për ta arsimuar në moshë të herët? Këtë nuk e dimë por sipas një studimi të fundit, Shqipëria mban vendin e parë në rajon për pjesëmarrjen e lartë të fëmijë në arsimin parashkollor.

Në vendin tonë rreth 81% e grupmoshës 3-6 futen në kopshte apo çerdhe. E nëse e krahasojmë këtë shifër me vendet e Europës Lindore dhe qendrore kryesojmë me rreth 11%.

Megjithatë niveli i jonë i pjesëmarrës nuk i kalon vendet e zhvilluara të europës të cilat e kanë pjesëmarrjen 100% pasi në këto vende arsimi parashkollor ndiqet edhe emigrantët.

Megjithatë edhe pse më përqindje të lartë, Ministria e Arsimit synon që të rris numrin e fëmijëve që frekuentojnë arsimin parashkollorë me rreth 5%, pra të arrij shifrat e 86%.

E në bazë të kësaj parashikonë të fusi një kurrikul të re për arsimin parashkollor, të trajnoj rreth 1500 mësues, të shtojë numrin e godinave të kopshteve dhe çerdheve dhe pajisja e tyre me materialet e nevojshme.

 

Article Logic
Execution time: 0.0017499923706055