Pas dy muajsh bashkë, Ana dhe Arsimi i dhanë fund lidhjes. Së fundmi Arsimi tha se arsyeja e ndarjes ishte Ana, e cila kërkonte vëmendje gjatë gjithë kohës, pa marrë parasysh se ai kishte punë.
“Unë jam njeri me punë, kam halle, kam dhe një djalë. Ajo donte vetëm vëmendje. Unë nuk kam kohë të rri në telefon 24/7 sepse kam shumë punë, ajo bëhej e bezdisshme për mua”, tha Arsimi.
Ndërkohë Ana i është përgjigjur në një intervistë për “Prive”, ku tha se ajo i ka dhuruar përkushtim e nuk ka dashur vëmendje megjithatë historinë me Arsimin e ka lënë në të shkuarën dhe vazhdon ta respektojë atë.
“Unë kam shumë kohë për dashuri prandaj duhet të quhem përkushtim dhe jo vëmendje. Por gjithsesi ndoshta njerëzit nga përkushtimi i tepërt dëmtohen, po kujt i plasi”, tha Ana.