Arsim Abduli dhe Ana Lleshi janë një nga ish-çiftet më të përfolur të momentit, të cilët pavarësisht se ishin pjesë e “Për’puthen”, u lidhën me njëri-tjetrin jashtë programit, si disa të tjerë. Sëfundmi dyshja “pushtoi” mediat rozë me lajmin e ndarjes së tyre.
I ftuar në emisionin “Shqipëria LIVE” në Top Channel në lidhje Skype, ish-konkurrenti ka folur për herë të parë për përfundimin e romancës së tyre. Arsimi ka treguar arsyen e vërtetë të ndarjes me Anën.
“Kërkonte shumë vëmendje, pa menduar që unë kam edhe gjëra të tjera në jetë. Nuk mund të rrija 24/7 pas saj,” është shprehur ai gjatë intervistës.
Pavarësisht kësaj,Arsimi vazhdonte ta mbante unazën në gisht që i ka dhuruar Ana, si dhe pranoi që kjo e fundit ka gjithashtu një unazë që ika dhënë ai.