Përfaqësues të Sindikatës së arsimtarëve pasi kanë zhvilluan takime me Ministren e Arsimit, Lindita Nikolla dhe me përfaqësues të qeverisë, nuk mundën të gjejnë zgjidhje në lidhje me shpërblimin për mësuesit. E për këtë arsye Sindikatat e arsimtarëve kanë paralajmëruar se do të përgjigjet me një grevë të përgjithshme, për të cilën do të vendosë në ditët e para të janarit.
“Aleanca Sindikale e konsideron këtë qendrim të qeverisë si shkelje të vazhdueshme të një të drejte sindikale të fituar dhe, për këtë aresye, do të vazhdojë të këkojë respektimin e kësaj të drejte,duke përdorur të gjitha mjetet sindikaliste dhe ligjore. Për këtë, në datën 7 janar 2017 Aleanca Sindikale do të mbledhe Asamblenë e saj për përcaktuar hapat dhe veprimet sindikale e ligjore që do të ndëmerren në vijim”, thuhet në një deklaratë.