Zënkat mes tyre, të pathënat, skandalet, lidhjet etj, nuk kanë të ndalur si brenda dhe jashtë programit.
Kësaj radhe do të flasim për një zënkë që duket se ka ndodhur mes Atdheut dhe Arsimit, të cilin e zbuloi Antonela.
Kjo e fundit është përfolur shumë në lidhje me pamjet që u publikuan ku shihej bashkë me Arsimin duke zbuluar se djaloshi nga Maqedonia e Veriut do të jetë pjesë e videoklipit të saj, tashmë të xhiruar, prandaj janë shfaqur së bashku.
Si duket kjo ka çuar në një zënkë mes tyre pasi sipas Antonelës Atdheu donte që vet të ishte pjesë e atij klipi e jo Arsimi.
Antonela nuk ka zbuluar më shumë deri ku ka shkuar zënka mes ish-konkurrentëve por tha se ata kanë prishur raportet dhe nuk janë shokë të ngushtë siç ishin më parë.
Epo janë zënë për Ana 1 apo për Antonelën këtë nuk dimë ta themi!