Mevlani është një nga djemtë e “Për’Puthen” i cili është më i përfoluri, për shkak të takimeve të tij, teksa kohët e fundit është vendosur në mes Ledjanës dhe Antonelës, duke krijuar kështu një trekëndësh të komentuar, për shkak se vajzat ndonjëherë bëhen xheloze me njëra-tjetrën për shkak të Mevlanit.
Së fundmi ai ka postuar një foto sa me thumba aq edhe me dashuri dhe të gjithë po mendojnë se I dedikohet Ledjanës.
”Ajo nuk ishte budallaqe. E dinte shumë mirë se çfarë donte. Vetëm se donte gjëra të pamundura…”.Ne foto shfaqet ai vetë duke qendruar mendueshëm dhe fansat nuk i kanë kursyer komentet, duke i kërkuar ta harrojë Ledjanën.