INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Arsyeja e ndarjes nga Andi?! Atdheu tregon ç’ka ndodhur mes tij dhe Jasminës: Më ka zhgënjyer…

Arsyeja e ndarjes nga Andi?! Atdheu tregon ç’ka ndodhur mes tij dhe Jasminës: Më ka zhgënjyer…

Publikuar më: 09:35 20-07-2021

Pak javë më parë, ish-konkurrentja e “Përputhen”, Jasmin Kadriu ishte e ftuar në “Top Arena”. Gjatë intervistës me Antonelën, ajo zbuloi se ishte zhgënjyer nga Atdheu, por pa e treguar arsyen. Së fundmi, Atdheu ka treguar se çfarë ka ndodhur mes tyre, në një intervistë për emisionin “Në Pranga”. Sipas Jasminës, ai është bërë shkak për ndarjen e saj nga Andi.

"Sa herë që ka pasur konflikte me Jasminën, nja 2-3 herë i kam bashkuar unë. Sidomos Jasminën e kam përkrahur shumë, me aq mundësi sa kam pasur, për çdo gjë më ka pasur mbrapa. Doli dhe ajo në një emision tha më ka zhgënyer Atdheu. Imagjino e kam zhgënjyer unë. Po kur zbulova arsyen, ma thanë të tjerët, jo ajo, ishte fjala që gjasme unë e kam ndarë Jasminën e Andin. Unë nuk i kam ndarë, Andi është gjallë edhe mundet të flasë dhe i vërtetohet e kundërta Jasminës. Këto u ndanë mes vete dhe unë prapë i kam mbajtur të dy afër, se s’kisha si t’i largoja pse janë ndarë, tregoi Atdheu.

 

Article Logic
Execution time: 0.0035481452941895