INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Arsyeja pse duhet të punoni vetëm 6 orë në ditë

Arsyeja pse duhet të punoni vetëm 6 orë në ditë

Publikuar më: 18:41 31-07-2017

Falë shkencës, ne tashmë e dimë se ora dhjetë është koha ideale për të filluar punën dhe se dremitja në mesditë rrit vigjilencën, produktivitetin dhe lumturinë e përgjithshme.

Tani shkenca sugjeron një përmirësim të orarit standard nga 9:00-5:00… në 6 orë pune në ditë.

Një kërkim i kohëve të fundit nga studiues suedezë vëzhgoi për 23 muaj me radhë (shkurt 2015-dhjetor 2016) 68 infermiere të cilat punonin me kohë të plotë, që iu reduktua orari i punës në 6 orë. Edhe pse orët e punës u reduktuan, pagesa mbeti e njëjtë. Rezultati? Ato ishin pozitive si për punonjësit edhe për punëmarrësit.

Si fillim duhet theksuar se punonjësit ishin më shumë efecient duke punuar 6 orë. Më pak orë punë i nxiste ato të menaxhonin më mirë përgjegjësitë e tyre, rriti rendimentin dhe i bëri ato të shtonin përpjekjet për t’u kujdesur më shumë për pacientët.

Një prej kërkuesve të studimit tha se “ato kishin më shumë kohë që të uleshin, të lexonin një libër, të lexonin një gazetë me ta apo të ngushëllonin pacientët që nuk ndiheshin mirë”.

Studimi gjeti se infermieret patën po ashtu përfitime fizike dhe mendore nga reduktimi i orëve të punës. Ato kishin më shumë kohë në angazhimin në aktivitete jashtë pune, ishin më pak të stresuara dhe të lodhura, sëmureshin më pak, kishin më shumë energji dhe ishin më të lumtura. Infermieret raportuan se kishin më pak dhimbje qafe dhe shpine nga reduktimi i orarit të punës.

Megjithatë, nuk është çudi që studimi ka ngjallur diskutime. Disa e quajnë atë “të çmendur” dhe të papërgjegjshëm nga ana financiare. Të tjerë thonë se të punuarit 6 orë mund të ishte më i kushtueshëm në afat të shkurtër, por sjell përfitime në afat të gjatë.

Një studim i vetëm ndoshta nuk është i mjaftueshëm për të treguar se kjo do të jetë mënyra e të punuarit në të ardhmen, por është një fillim i mirë.

Dhe, me më shumë kompani që janë duke e marrë seriozisht në konsideratë balancën punë – jetë dhe lumturinë e punonjësve për të punësuar njerëzit më të zotë – është e mundshme që shumë të nisin të eksperimentojnë orë të reduktuara pune.

Article Logic
Execution time: 0.0035150051116943