INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Arsyeja pse gënjeshtarët nuk rreshtin së gënjyeri

Arsyeja pse gënjeshtarët nuk rreshtin së gënjyeri

Publikuar më: 16:56 13-09-2017

Të jesh mashtrues fillon dhe të pëlqen. Në fakt, pasi fillon është e vështirë të ndalosh. Madje tani ka edhe njëshpjegim shkencor. Sipas një testi të zhvilluar nga studiues të “University College” në Londër, të drejtuar nga Neil Garrett, ku një grupi vullnetarësh i kërkohet të gënjejnë. Rezultati, i publikuar në revistën “Nature Neuroscience”, tregon se pasi fillon, niveli i vetëdijes ndaj sjelljes jokorrekte bie gjithnjë e më shumë, në një efekt ortek.
Studiuesit vunë 80 persona, nga mosha 18-65 vjeç, para një kutie prej xhami të mbushur me monedha dhe i kërkuan secilit prej tyre t’i dërgonte, nëpërmjet kompjuterit, shumën që ishte aty brenda një partneri që nuk e njihnin.

Në këtë studim u shfaqën pesë skenare të ndryshme të bazuara në motivimet e vullnetarëve për të gënjyer. Vullnetari i komunikoi partnerit një vlerë të saktë të monedhave duke përfituar të dy; vullnetari komunikoi një vlerëfalso për të përfituar duke i shkaktuar njëkohësisht një dëm personit tjetër; vullnetari komunikoi një shumë falso për të përfituar vet por pa kosto për partnerin; vullnetari komunikoi një shumë që nuk i jepte asnjë dëm vetes por jepte përfitim për tjetrin; e fundit, vullnetari komunikoi një shumë që partneri përfitonte ndërsa vet pësonte dëm.

Në këtë mënyrë studiuesit vunë re se, kur për një vlerë të rritur vullnetari përfitonte në kurriz të tjetrit, ai ekzagjeronte këtë vlerësim gjithnjë e më shumë. Nëpërmjet rezonancës magnetike studiuesit vunë re se amigdala, zona e trurit përgjegjëse për emocionet, ishte ajo më aktive kur personi thoshte mashtrimin e parë për arsye personale. Më pas reagimi i amigdalës zvogëlohej për çdo mashtrim, ndërkohë që ndërgjegjja rritej.

“Kur mashtrojmë për interesin tonë, amigdala prodhon një ndjenjë negative që limiton pikën deri ku mund të themi mashtrime”, shpjegon Tali Sharot, një nga studiuesit.
“Ky reagim zvogëlohet sa herë vazhdojmë të mashtrojmë. Më shumë vazhdojmë, më të mëdha bëhen mashtrimet në të ardhmen”, thekson Sharot.
Studiuesit shprehen se në kërkimet e radhës do të përpiqen të kuptojnë nëse kjo pandershmëri është e lidhur me një përgjigje emotive të ulët dhe nëse ky përshkallëzim në sjellje të tjera ka të njëjtin efekt.

Article Logic
Execution time: 0.0036909580230713