INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Arsyeja pse shtoni në peshë mund të shpjegohet vetëm duke parë flokët tuaj

Arsyeja pse shtoni në peshë mund të shpjegohet vetëm duke parë flokët tuaj

Publikuar më: 12:25 02-03-2017

Tipari i parë që dallojmë tek një person janë flokët.

Flokët mund të tregojnë shumë për një individ, dhe së fundmi shkencëtarët kanë arritur të identifikojnë sa të stresuar mund të jeni vetëm duke studiuar flokët tuaj. Në një studim të fundit të kryer nga shkencëtarët e Universitetit të Londrës, ata zbuluan se personat tek të cilët gjendej hormoni steroid i kortizolit, ishin mbipeshë. Kjo do të thotë se nëse puna juaj ju streson së tepërmi dhe 80 orë punë në javë nuk janë pak, është më e lehtë për ju të shtoni në peshë dhe shumë e vështirë ta hiqni qafe atë.

 

Sipas profesionistëve të shëndetit është thënë gjithashtu se kortizoli ndikon në shtimin e rezervave dhjamore. Kjo ndodh pasi kur jeni të stresuar, trupi juaj përgatitet për sulm nga çdo ndikim i jashtëm.

Kur arrini në nivel të lartë stresi, trupi juaj kërkon ushqim pasi duket sikur keni humbur shumë kalori për t’i bërë ballë.

Ky hormon steroid krijohet në koren e gjëndrës mbiveshkore, ndërsa krijohet si rezultat i stresit. Ndihmon në mbajtjen e balancës në mes sasisë së lëngjeve në trup dhe tensionit të gjakut, ndërsa në sasi optimale kortizoli është i domosdoshëm për të mbijetuar. Megjithatë, si pasojë e stresit kronik kortizoli ka shumë efekte negative, siç është shtypja e imunitetit, rritja e nivelit të sheqerit në gjak, zvogëlimi i libidosë, por edhe krijimi i shumë sëmundjeve malinje.

E gjithë kjo mund të dallohet nga analizat e një fijeje floku.

Article Logic
Execution time: 0.0038590431213379