Tashmë të gjithë e mësuan se Olsi Bylyku dhe Egli janë ndarë e madje për këtë u bë dhe një këngë. Dje aktori publikoi bashkëpunimin e tij me Elgit Dodën të titulluar “A pyete” ku me anë të vargjeve duket sikur flet për herë të parë për ndarjen.
E si për çudi, ish-partnerja i ktheu përgjigje. Sot, përmes një video që postoi në “instastory”, Egli vuri në sfond këngën “Due Vite” nga Marco Mengoni.
“Po gabohesh dhe ti e di”, është një pjesë që Egli ka shkëputur nga kënga.
Kjo u mor si një përgjigje nga ish- partnerja e Olsit, e cila ende s’ka folur publikisht për ndarjen e tyre. Kujtojmë se ishin fotot e fshira të çiftit në “Instagram” ato që ngritën më shumë dyshimet për ndarje, e më pas mungesa e urimit të ditëlindjes nga ana e Eglit, ishte ajo që i vuri “vulën”.