INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Arsyet pse duhet të bëni dush të ftohtë

Arsyet pse duhet të bëni dush të ftohtë

Publikuar më: 19:31 08-06-2020

Ekspertët e shëndetit thonë se dushi me ujë të ftohtë ofron përfitime të rëndësishme për trupin e njeriut, pesë prej të cilave i gjeni të renditura në këtë artikull.

Më shumë energji


Momenti i përplasjes së ujit në trup është shokues. Megjithatë, momenti i shokut zgjat pak. Njeriu do të jetë në gjendje të marrë frymë thellë, rrahjet e zemrës janë të larta dhe i gjithë trupi merr një furnizim të menjëhershëm me gjak. Ky ndikim i fortë i ujit të ftohtë do të vërehet gjatë sepse njeriu do të ketë energji natyrale gjatë ditës.

Qarkullimi më i mirë i gjakut


Uji i ftohtë nxit gjakun që të rrethojë organet në përpjekje për të mbajtur trupin të ngrohtë. Kësisoj gjaku qarkullon mjaft mirë falë enëve të zgjeruara të gjakut. Një praktikë e tillë përmirëson shëndetin e përgjithshëm të zemrës.


Rimëkëmbja e muskujve

Sportistët bëjnë gjithmonë dush me ujë të ftohtë pas stërvitjes ose ndeshjes. Ekspertët besojnë se dushi me ujë të ftohtë pas një aktiviteti fizik u bën mirë muskujve dhe zbut dhimbjen e stërvitjes.

Shëndeti i flokëve dhe lëkurës

Uji i ngrohtë ka tendencën të përthajë lëkurën dhe të largojë prej saj vajrat natyralë. Uji i ftohtë nga ana tjetër e bën lëkurën më të mbledhur ndërkohë që qarkullimi i përmirësuar i gjakut mundëson flokë plot shkëlqim e lëkurë të shëndetshme.


Rënia nga pesha

Ka shumë ekspertë që besojnë se dushi i ftohtë mund të të ndihmojë për rënien nga pesha. Teoria e dushit të ftohtë për rënien nga pesha bazohet në aftësinë e trupit për të ndenjur ngrohtë. Kur njeriu është i ekspozuar ndaj të ftohurës ekstreme, trupi është i detyruar të djegë më shumë kalori teksa përpiqet të vetë ngrohet. E njëjta ide vlen edhe për përshpejtimin e metabolizmit duke pirë ujë të ftohtë. Kjo për arsye se trupit i duhet të punojë fort për të rritur temperaturën e brendshme.

Article Logic
Execution time: 0.0035920143127441