INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Arsyet pse meshkujt gënjejnë në shtrat

Arsyet pse meshkujt gënjejnë në shtrat

Publikuar më: 11:56 20-04-2017

Orgazma e rreme zakonisht i atribuohet femrave, por edhe meshkujt mund të mashtrojnë në lidhje me arritjen e kulminacionit në seks.

Dhe, kjo ndodhë shumë më shpesh se sa ne e mendojmë…

 

Sa shpesh dhe pse meshkujt mashtrojnë në lidhje me orgazmën e tyre, ka qenë një objekt studimi i publikuar në revistën “Sexual and Relationship Therapy” në të cilën morën pjesë 458 meshkuj mes moshës 18 deri 29 vjeç. Të anketuarit u pyetën në lidhje me pyetjet që kishin të bëjnë me përvojat e tyre seksuale në katër muajt e fundit.

Rezultatet treguan se më shumë se gjysma e të anketuarve, ose 230 prej tyre kanë mashtruar orgazëm të paktën një herë në katër muajt e fundit. Por kjo nuk është befasia më e madhe e studimit.

Në fakt, në mesin e të anketuarve të cilët mashtrojnë në lidhje me orgazmën, është vërtetuar se përbëjnë një të katërtën e kohës që ata kishin marrëdhënie seksuale, e më së shumti gjatë seksit vaginal, ndoshta për shkak se kështu është më lehtë për t’i mashtruar partneret me orgazmë të rreme, në krahasim me seksin oral.

Rrethi i Nostradamusit në mënyrë të saktë zbulon të ardhmen: Paramendoni pyetjet dhe përgjigjet që ju përgjigjen juve apo që mund t’i zgjidhni!

Meshkujt kanë pohuar se mashtrojnë në lidhje me orgazmën në rastet e:

Përvojës ë keqe seksuale.

Për shkak se partnerja e tyre nuk i tërheq mjaftueshëm seksualisht.

Sasia e tepruar e alkoholit që kanë konsumuar para seksit.

Nuk janë në humor për seks.

Nuk duan të lëndojnë ndjenjat e partneres.

Article Logic
Execution time: 0.0036129951477051