INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Arsyet pse ndodhin aksidentet në Shqipëri [VIDEO]

Arsyet pse ndodhin aksidentet në Shqipëri [VIDEO]

Publikuar më: 13:15 30-10-2016

Në vendin tonë situata e aksidenteve paraqitet dramatike dhe tejet shqetësuese. Shkaqet kryesore janë: mosrespektimi I rregullave të qarkullimit rrugor, drejtimi i automjeteve në gjendje të dehur, shpejtësia e madhe përtej kufijve të lejuar etj. Përveç këtyre faktoreve të njejtë me vendet e tjera të Europës, kemi edhe faktorët “alla” shqiptar.

Një video sensibilizuese e Policisë së Shtetit tregon se sa i rëndësishëm është respektimi i semaforit gjatë qarkullimit në rrugë dhe sa mund të rrezikojë jetë njerëzisht nëse nuk respektohet.

Ministri i Punëve të Brendshme Saimir Tahiri, i cili ka publikuar videon me situata të rrezikshme të aksidenteve që kanë ndodhur (kryesisht në Tiranë) nga mosrespektimi i semaforit, shkruan:

“Ja përse nuk duhet shkelur semafori! Respekto rregullat, të shpëtosh shëndetin dhe jetën. “Policia qe duam”.

Article Logic
Execution time: 0.0059850215911865