INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Arsyet pse nuk keni shumë ndjekës në Instagram dhe çfarë duhet të bëni

Arsyet pse nuk keni shumë ndjekës në Instagram dhe çfarë duhet të bëni

Publikuar më: 12:57 30-08-2017

Rrjetet sociale janë kthyer në një domosdoshmëri. Por që të kesh sa më shumë ndjekës duhet të jesh shumë aktiv. Në momentin që nuk je aktiv shikon që numri i ndjekësve bie.

Njerëzit mendojnë se për një kohë duhet të jenë shumë aktivë dhe më pas, kur kanë shumë ndjekës, arrijnë në një pikë që nuk ka nevojë të jenë aktivë 24 orë. Por kjo është e gabuar sepse për të mbajtur ndjekësit duhet të jeni gjithmonë aktivë, madje duhet të jepni informacion kudo që ndodheni apo çfarë jeni duke bërë. Sepse ndjekësit tuaj janë kureshtarë të shohin çdo gjë që bëni.

Por në qoftë se ju postoni çdo ditë dhe askush nuk ju ndjek? Doni të dini se ç’duhet të bëni që të keni edhe ju sa më shumë ndjekës? Në Instagram, por edhe Facebook apo rrjete të tjera sociale ku ju mund të postoni fotot duhet të ndiqni disa hapa.

Fotoja duhet të jetë befasuese. Mos postoni çdo foto që bëni, por zgjidhni atë më të bukurën, e cila mendoni se do të mahnitë njerëzit.

Bashkëngjitini fotos një mbishkrim të shkurtër. Mos shkruani gjatë, por një përshkrim shumë të shkurtër.

Shkruajini vlerat tuaja te biografia juaj dhe jo nëpër foto. Duke ju hapur profilin, njerëzit do të mësojnë çdo gjë për ju dhe nuk do të jetë e nevojshme ta përsërisni në çdo foto.

Bëni promovime. Promovoni një biznes, një produkt që ju e keni provuar vetë. Nëpërmjet këtyre promovimeve do të rritet numri i ndjekësve tuaj.

Përfshini hashtag-et. Bëni hashtag poshtë fotos tuaj duke e lidhur me tekstin ose me atë që shprehni në foto. Në këtë mënyrë do të keni disi rritje të numrit të ndjekësve.

Article Logic
Execution time: 0.0035789012908936