INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Arsyet pse prindërit tanë na kanë rritur më lehtë se ç'do të rrisim ne fëmijët tanë

Arsyet pse prindërit tanë na kanë rritur më lehtë se ç'do të rrisim ne fëmijët tanë

Publikuar më: 20:08 17-06-2018

Babysitter? Kush kishte nevojë për to? Kishte kaq shumë evente dhe punë në të cilat prindërit na merrnin me vete. Provo ta marrësh fëmijën me vete sot. Plus që mua s’më kujtohet të më kontrollonin çdo 30 sekonda se çfarë po bëja siç bëjmë ne sot.


Ato sediljet e vogla enkas për fëmijët? Çfarë janë këto? Prindërit tanë nuk i njihnin. Ata thjesht na linin në sediljen e mbrapme që të merreshim me punët tona. Sigurisht, jam e lumtur që fëmijët sot janë më të sigurtë. Por mendoni se mamaja/babai juaj kanë djersitur nga montimi i mundimshëm i atyre sedilijeve te vogla? Jo, sigurisht.

Nuk mbanin përgjegjësi për argëtimin tonë. Të argëtosh fëmijët është një simptomë e shfaqur diku tek dy vite më parë. Nuk mendoj që prindërit tanë kanë menduar ndonjëherë se detyra e tyre parësore ishte të na argëtonin. Unë luaja me vëllain tim dhe nuk prisnim ndonjëherë prindërit të na drejtonin apo bashkoheshin.

Nuk i shqetësonte fakti se veset e tyre do t’i merrnin edhe fëmijët.Babai im ishte duhanpirës i rregullt. Në një moment ai hoqi dorë dhe ky ishte një vendim të cilin e mori vetëm prej shëndetit të tij, jo sepse ai si prind ndihej keq dhe kishte përgjegjësi.Edhe unë kam qenë duhanpirëse (shuuuuumë kohë përpara se të bëhesha nënë). Sigurisht tani nuk bëhet fjalë të pi përpara fëmijëve të mi, por mund ta imagjinoni çfarë lloj pastrimi duhet të kaloj përpara se ta lejoj veten t’i prek ata mbasi kam pirë një cigare.

Alkol gjatë shtatëzanisë - Mamaja ime më ka thënë që pinte raki edhe verë gjatë shtatëzanisë me mua. Seriozisht? Unë shumë rrallë kam pirë pak verë dhe kjo ndodhte mbasi kisha lexuar në Google të gjitha mënyrat se si po e lëndoja fetusin tim. As nuk më shijonte vera mbas atyre që lexoja.

Mund t’i bërtisje fëmijës tënd në publik - Tani ke frikë mos marrin ndonjë shërbim për fëmijët në telefon ose të përgojojnë si një nënë e keqe deri në ditët e fundit të jetës. Kështu që na duhet të shtrëngojmë dhëmbët e të qeshim me zor duke pritur momentin që të kthehemi në shtëpi.

Fëmijët nuk vendosnin çfarë donin për darkë. Mua s’më kujtohet të më ketë pyetur njeri se çfarë doja për darkë ndonjëherë në jetë. Sot jo vetëm darka por mundësisht edhe ngjyrën e mureve të shtëpisë e vendosin fëmijët.

Ne i duam prindërit tanë gjithsesi.

Na kanë lënë në sediljet e pasme, nuk na kanë trajtuar kurrë si individë që kanë preferencat e tyre, por ne i duam. Tani ne kemi frikë se nëqoftëse i lëmë fëmijët tanë të qajnë për 2 minuta dhe nuk i trajtojmë si të barabartë do të jemi shkaktarë për një jetë të mjerë që do i presi dhe se do të na urrejnë përgjithmonë.

Pra me pak fjalë sot është shumë herë më e vështirë se disa kohë më parë të rrisësh një fëmijë, ndaj mjaft akuzuat veten prindër të dashur. Qetësohuni, merrni frymë thellë dhe kur gjithçka shkon keq kujtohuni se nuk është faji juaj dhe se ju po bëni më të mirën. Ndonjëherë është mirë mos t’i dramatizojmë ato çka lexojmë vërdallë, por të relaksohemi e ta shijojmë më shumë rritjen e fëmijëve tanë pa krahasime brezash.

Article Logic
Execution time: 0.0037848949432373