INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Arsyet se pse ju ndaheni nga partneri bazuar në shenjën tuaj të horoskopit

Arsyet se pse ju ndaheni nga partneri bazuar në shenjën tuaj të horoskopit

Publikuar më: 14:57 11-07-2018

Asnjë lidhje nuk është e njëjtë dhe kur bëhet fjalë për ndarje, arsyet janë nga më të ndryshmet. Astrologët kanë dalë në disa konkluzione se pse ndaheni ju nga partneri bazuar në shenjën tuaj të horoskopit. 

Dashi
Për shkak të mungesës së durimit. Përveç kësaj, ata janë shumë kokëfortë dhe nuk duan të dëgjojnë askënd tjetër përveç vetes gjë që e bën të vështirë të qëndrojë.


Demi
Demi pavarësisht natyrës së tyre të qetë kapen me gabimet e së kaluarës dhe nuk mund t’i kapërcejnë dot. Kjo është arsyeja që ata shkojnë drejt ndarjes.


Binjakët
Binjakët janë të veçanë në llojin e vetë dhe nëse partneri nuk e kupton botëkuptimin e tyre ata mund t’i japin fund lidhjes.


Gaforrja
Njerëzit e shenjës së gaforres janë shumë emocionalë dhe të ndjeshëm. Thuhet që ata kanë edhe shpesh ndryshime humori dhe nëse ju nuk mund ta arrini ta kuptoni gjendjen e tij dhe e neglizhoni mund të jeni një zhgënjim për gaforren.


Luani
Luani është shumë krenar që të marrë kritika. Nëse ju nuk rritni egon e tij, atëherë nuk keni më vend në jetën e një luani.


Virgjëresha
Nëse një virgjëreshë do të ndihet e paplotësuar dhe e pavlerësuar atëherë ajo do t’i japë fund lidhjes.


Peshorja
Nëse një peshore ka një marrëdhënie, ku ka mungesë të komunikimit dhe nuk merr vëmëndjen e duhur atëherë ajo nuk do të qëndrojë shumë gjatë në këtë marrëdhënie.


Akrepi
Një nga shenjat më besnike të horoskopit është akrepi dhe nëse partneri e zhgënjen në këtë pikë, ndarja është e pakthyeshme.


Shigjetari
Ata presin shumë nga partneri dhe kur nuk marrin atë që duan largohen.


Bricjapi
Bricjapi i jep fund lidhjes nëse ti për të nuk je shumë praktik dhe nuk e vlerëson atë apo gjërat që ai bën në jetë.


Ujori
Shenja e ujorit është shumë e ftohtë dhe shumë selektive. Nëse ti nuk ke diçka të veçatë atëherë ai nuk mendohet dy herë për t’u larguar.


Peshqit
Ata karakterizohen nga paqëndrueshmëria e tyre dhe zakonisht pyesin veten nëse ja vlen që kjo marrëdhënie të vazhdojë apo jo, pasi vendosi standarde shumë të larta për partnerin.

Article Logic
Execution time: 0.0023980140686035