Pas një viti që nga publikimi i këngës “Andrra Jem”, këngëtari i njohur Art Abazi është “zgjuar nga gjumi” dhe ka publikuar klipin e tij më të ri “Pikë”. Mesa duket këngëtari, që është edhe vëllai i Dren Abazit, ka shumë pasion për muzikën dhe këngën, pasi projekti i tij më i ri dhe videklipi është realizur nga vetë ai.
Edhe kjo, ashtu si këngët e tjera, ka një tematikë dashurie, sepse flet për një dashuri të humbur, që ndoshta secili prej nesh mund ta ketë përjetuar. Kjo duket mjaft mirë edhe nga klipi, në të cilin këngëtari kalon një nga ditët e tij, pa personin e zemrës.