Në një intervistë televizive Ata Dade deklaron se do të mirëpriste një Presidente grua dhe nuk do ta refuzonte nëse do të ishte ajo e propozuara.
Arta Dade:
“Do ta mirëprisja që një grua të ishte në krye të shtetit sepse nuk i mungojnë Shqipërisë gra me personalitet që nuk bëjnë kompromise dhe që ngrihen mbi interesa partiake por nuk është një gjë e dhënë dhe tani duhet të rendim të gjejmë një grua. Unë do të parapëlqeja që të ishte një përfaqësues nga PS. Nëse mua më vjen propozimi nuk do të isha refuzuese nëse mendohet që mund të jem edhe për këtë detyrë”.