INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Arta Marku bënë deklarimin e pasurisë, e zhytur në kredi, 3 të tilla vetëm për shtëpi

Arta Marku bënë deklarimin e pasurisë, e zhytur në kredi, 3 të tilla vetëm për shtëpi

Publikuar më: 10:40 27-06-2018

Përballë sitës së vettingut pritet të dal më 3 korrik dhe kryeprokurorja e përkohshme, Arta Marku.

KPK-ja ka njoftuar se në jurinë gjykuese do jenë Genta Tafa Bungo, Pamela Qirko dhe Suela Zhegu.

Arta Marku prej 15 vitesh punon në sistemin e drejtësisë, ku vitet më të gjata të karrierës ja ka kushtuar prokurorisë së Shkodrës.

Nga deklarimet e bëra Marku ka një shtëpi banimi në pronësi të prindërve të saj me sipërfaqe prej 55km2.

Nga të ardhurat në lekë, Marku ka deklaruar se ka 2 milion lekë kursime në emër të nënës së saj, 108 mijë lekë pension i të atit dhe 900 mijë lekë pagë nga puna si prokurore.

Ajo që bije në sy nga deklarata e pasurisë së Markut është numri i kredive që ajo ka marrë.

3 kredi për shtëpi, një kredi konsumatore dhe një tjetër kredi për blerjen e pajisjeve shtëpiake

 

Deklarata e Plotë

Kryeprokurorja Marku është subjekt i deklarimit të pasurisë që nga viti 2004, kur ajo ka deklaruar vetëm një shtëpi banimi në pronësi të prindërve të saj, me sipërfaqe 55 metër katrorë. Gjithashtu, ka deklaruar 2 milionë lekë kursime në emër të nënës së saj, 108 mijë lekë pension i babait si edhe 900 mijë lekë pagë nga puna si prokurore.

Në vitin 2005, Marku ka deklaruar vetëm pagën e saj dhe të bashkëshortit, ashtu sikurse në vitin 2006. Ndryshim bën deklarata e pasurisë në vitin 2007, ku Marku deklaron një apartament prej 103 metrash katrorë me një vlerë prej 5 milionë lekësh, në bashkëpronësi me bashkëshortin.

Ajo ka deklaruar edhe dy kredi afatgjata me vlerë 6.732.704 lekë deri më datë 11.07.2022, si dhe një tjetër kredi me vlerë 916.457 lekë për pesë vite. Në vitin 2012, Marku ka deklaruar 100 mijë lekë të kursyera nga të ardhurat në çift, të ardhurat si prokurore dhe pedagoge, përkatësisht në vlerat 1.400.461 dhe 61.560 lekë, si dhe pagën e bashkëshortit në vlerën prej 886.724 lekë.

Gjithashtu ka deklaruar tri kredi, një për blerje shtëpie, një kredi konsumatore dhe një të tretë për blerjen e pajisjeve shtëpiake. Dy kreditë e para ishin marrë në 2007-n, njëra me vlerë 6.732.704 lekë deri dhe tjetra 916.457 lekë, ndërsa kredia e tretë me një vlerë prej 109.600 lekësh. Në vitin 2016, Marku ka deklaruar një tjetër kredi me vlerë 2.700.000 lekë, e cila ka shërbyer për mbylljen në kohë të kredisë së parë.

Article Logic
Execution time: 0.0035049915313721