INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Arta Marku transferohet në Tiranë, qeveria i paguan qiranë Kryeprokurores

Arta Marku transferohet në Tiranë, qeveria i paguan qiranë Kryeprokurores

Publikuar më: 19:26 31-01-2018

Tashmë Kryeprokurorja e Përgjithshme Arta Marku, e cila është e përkohshme në krye të kësaj detyre është zhvendosur në kryeqytet.

Këshilli i ministrave ka vendosur sot kompensimin e qirasë së saj dhe sipas vendimit të qeverisë thuhet së ky kompensim do të ketë shifrën e 35000 lekëve të reja në muaj, për sa kohë që Kryeprokurorja e përkohshme të qëndrojë në funksion të detyrës së caktuar.

Kështu në vendimin e qeverisë thuhet, se sot Këshilli i Ministrave vendosi:

1.Kompensimin, në masën 35 000 (tridhjetë e pesë mijë) lekë në muaj, të pagesës së qirasë së banesës për strehimin, në qytetin e Tiranës, të prokurorit të caktuar të kryejë përkohësisht detyrën dhe funksionet e Prokurorit të Përgjithshëm.

2. Pagesa e kompensimit, deri në përfundim të periudhës së përkohshme, sipas pikës 1, të këtij vendimi, të kryhet çdo muaj, me fondet e buxhetit të miratuar për vitin 2018 për Prokurorinë e Përgjithshme.

3. Shuma e përgjithshme e fondit, që do të përdoret për pagesat e kompensimit, të përballohet nga fondi rezervë i buxhetit të shtetit dhe të rishpërndahet në buxhetin e miratuar për Prokurorinë e Përgjithshme.

4. Ngarkohen Prokuroria e Përgjithshme dhe Ministria e Financave dhe Ekonomisë për zbatimin e këtij vendimi. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

1.png

Article Logic
Execution time: 0.0038208961486816