Pas sulmit të Henri Çilit në gazetën Mapo, reagimi i Artan Fugës ka qenë i menjëhershëm.
Profesori i njohur i Gazetarisë nuk ka ngurruar t’I kundërpërgjigjet administratorit të UET pasi ky i fundit e akuzoi se ka përfituar qindra euro nga universitetet private. Nëpërmjet një statusi në Facebook, Fuga nuk është kursyer aspak në replikën e tij ndaj Çilit. Ai flet me fjalë të forta ku ndër të tjera, përmend se “i është neveritur aq shumë sa i ka fshirë numrin e celularit”. Fuga tregon gjithashtu se vite më parë Çili I ka bërë presion, ndërsa shton se tashmë është një “gënjeshtar” që “vetëm pështyn”. Ja shkrimi i plotë i Artan Fugës: